COVID-19/ Ukraina publikon listën, ja vendimi që merret për Shqipërinë

Shqipëria

COVID-19/ Ukraina publikon listën, ja vendimi që merret për Shqipërinë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Bullgaria dhe Shqipëria  janë përsëri në listën e vendeve me rrezikshmëri më të lartë nga infektimi me koronavirusin. Lista u publikua nga Ministria e Shëndetësisë.

Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë te kryesojnë listën e vendeve që ndodhen ne zonën e ''kuqe''.

Për te hyrë në Ukrainë, qytetarët shqiptarë duhet te kalojnë nje proces 14- ditor të karantinuar. Sidoqoftë, Kabinteti i Ministrave ndaloi vetëkarantinimin e individëve të cilët testohen negativisht për mbartjen  e virusit.

Ndërkohë, Egjipti, Turqia dhe Kroacia mbeten përsëri në zonën ''e gjelbër''. Nuk ka asnjë kufizim për njerëzit që do të udhëtojnë drejt Ukrainës nga këto vende. Data e marrjes së vendimit që Shqipëria të dalë nga zona ''e kuqe'', mbetet akoma e papërcaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat