Ambasadorja Yuri Kim: KLGJ të mbajë zotimin, nëse Gjykata e Lartë s’është funksionale, drejtësia mohohet

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim: KLGJ të mbajë zotimin, nëse Gjykata e Lartë s’është funksionale, drejtësia mohohet

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 15:03
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë online me përfaqësues të KLGJ e GJL.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shprehu angazhimin se SHBA-të do të vazhdonin të mbështesin reformën në drejtësi.

E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të Gjykatës deri në fund të 2021. KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë. Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. shkruan Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat