Bie numri i të vdekurve, por situata mbetet kritike/ 17 pacientë në terapi intensive, 7 të intubuar

Shqipëria

Bie numri i të vdekurve, por situata mbetet kritike/ 17 pacientë në terapi intensive, 7 të intubuar

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:34
Ilustrim

Edhe pse shënohet një rënie e numrit të të vdekurve në 24 orët e fundit nga Covid-19, situata në vendin tonë vijon të jetë kritike. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është 2.

"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve", njofton MSH. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat