Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik

Shqipëria

Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:31
Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik.

Përmes një postimi në Twitter, Hajdari sqaron se i është dashur të largohet për shkak të një angazhimi personal.

Hajdari: Sqarim për mediat: Nuk e kam braktisur mbledhjen e KP, por me është dashur te largohem para kohe për shkak te një angazhimi personal. U kam kërkuar ndjese kolegeve duke i siguruar ne bashkëpunimin tim për sa kohe qe punojmë ne dobi te qytetareve e jo te dy apo tre kryetareve.

Mbledhja e Këshillit Politik vijon që prej orës 18:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Gjatë mbledhjes, opozita ka propozuar amendamentin për hapjen 100% të listave, dhe sipas saj çdo ndryshim tjetër do të cënonte garën mes partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat