Rama bën thirrje për bashkëpunim

Shqipëria

Rama bën thirrje për bashkëpunim

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:49
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se si pasojë e pandemisë së coronavirusit është prekur ekonomia e rajonit, andaj, sipas tij, duhet një plan praktik për integrimin ekonomik të rajonit.

“Besoj fuqishëm që pandemia na ka dhënë prova nëse ishte e nevojshme ajo që ne po provojmë të bëjmë që gjashtë vjet, që nga koha kur filloi procesi i Berlinit – është saktësisht çfarë iu duhet gjeneratave të reja të rajonit tonë”, deklaroi Rama.

Ai përmendi “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” si iniciativë që, sipas tij, ndikon në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat