Shalsi: Nuk kemi luksin për ta futur vendin në një karantinë sërish, do kishte pasoja shumë të rënda

Shqipëria

Shalsi: Nuk kemi luksin për ta futur vendin në një karantinë sërish, do kishte pasoja shumë të rënda

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:49
Eduard Shalsi

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes Eduard Shalsi tha se edhe vendi ynë po vuan pasojat krizës së pandemisë.

Shalsi u shpreh se Shqipëria nuk e ka luksin që të kthehet sërish në karantinë, pasi do të kishte pasoja shumë të rënda.

Shalsi: Të gjithë vendet, edhe më të zhvilluara se Shqipëria po vuajnë pasojat e kësaj krize. Jo të gjithë sektorët janë prekur njëlloj, por e gjithë ekonomia po lëngon. Ne gjatë pandemisë kemi qenë në kontakt me bizneset. Kemi ndërmarrë bashkë me to paketa financiare, që besojmë se u kanë dhënë oksigjen këtyre biznese.

Turizmi është i prekur duke dikur se çfarë të ardhura sjell ky sektor. Duke ndjekur se çfarë ndodh në rajon në lidhje me periudhën delikate të përhapjes së Covid-19, ne nuk jemi në momente sikurse janë zona në Evropë që janë kthyer në karantinë. Ka një thirrje edhe për politikën sepse ka pasur edhe akuza për qeverinë sikur po përhapte panik.

Nuk besoj se kemi luksin për ta futur vendin në një karantinë sërish. Unë nuk do ta uroja diçka të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta largojmë skenarin e karantinës. Pasoja e një gjëje të tillë do të jenë shumë të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat