Këshilli Politik/ Gjiknuri refuzoi propozimin, Bylykbashi: Jeni të pashpresë, s’ju mjaftojnë kriminelët

Shqipëria

Këshilli Politik/ Gjiknuri refuzoi propozimin, Bylykbashi: Jeni të pashpresë, s’ju mjaftojnë kriminelët

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:55
Këshilli Politik

Pasi përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, refuzoi propozimin e Opozitës së Bashkuar për amendamentin për hapjen e listave 100%, vijon prej 4 orësh debati në Këshillin Politik. 

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur në mbledhje se në këtë mënyrë injorohet vlerësimi i OSBE-ODIHR.

"Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje.

Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave.

Jeni të pashpresë, jeni humbës," këto janë fjalët që mësohet se Bylykbashi i është drejtuar mazhorancës.

Nga ana e tij, Damian Gjiknuri nuk i është përgjigjur akuzave, duke vijuar të theksojë se nuk mund të pranojnë propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat