Kuvendi “vulos” sot ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet

Shqipëria

Kuvendi “vulos” sot ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:22
Kuvendi

Kuvendi po mban seancën e fundit plenare për këtë sesion para se të nisë pushimet.

Në rend dite është miratimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet. Mbledhja e një dite më parë e Keshillit Politik përfundoi pa konsensus mes palëve.

PS nuk tërhiqet nga votimi i 30 korrikut, ndërsa PD kërkon që kjo nisëm të tërhiqet nga parlamenti për t’u dakordësuar fillimisht në Këshillin Politik.

Edhe pa dakordësinë e PD, socialistët duket se do të votojnë nismën që do të çojë në hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Një ditë më parë edhe Ambasada amerikane i dha legjitimitet Parlamentit për nismën kushtetuese, por i kujtoi PS-së që PD dhe LSI janë një realitet politik.

Ambasadorja amerikane i kujtoi Edi Ramës premtimin e dhënë që me votimin e 30 korrikut nuk mbyllet dialogu për listat dhe koalicionet.

Sot do të duhen 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën, duke u kthyer në një rrezik për infektim për deputetët. Edhe pse disa prej tyre tregojnë se nuk kanë frikë nga kolegët e tyre.

Jo vetëm në sallë por edhe në kafenenë e sajuar në oborrin e parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat