Universitetet zgjedhin sot drejtuesit, në garë për Rektor të UT tre kandidatë

Shqipëria

Universitetet zgjedhin sot drejtuesit, në garë për Rektor të UT tre kandidatë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:21
Universitetet zgjedhin sot drejtuesit

Në të gjitha Universitetet e vendit votohet sot për zgjedhjen e drejtuesve të rinj për katër vitet e ardhshme.

Procesi i votimit ka nisur në orën 8.00 dhe do të zgjasë deri në 16.00 tek 8 njësitë e Universitetit të Tiranës. Votojnë 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë.

Zgjedhjet po monitorohen nga 68 vëzhgues për kandidatët nga rektor deri tek përgjegjës departamentesh, 93 vëzhgues nga studentët, 3 vezhgues nga Sindikata dhe 4 media të akredituara.

Për Universitetin e Tiranës, në garën për Rektor garojnë Artan Hoxha (nga Fakulteti i Drejtësisë), Mimoza Hafizi( nga Shkencat e Natyrës) dhe Kozeta Sevrani (nga Fakulteti Ekonomik).

Ora News po ndjek votimin në Fakultetin e Ekonomikut, ku Dhori Kule rikandidon për Dekan.

Deri tani ka rezultuar vetëm një student me temperaturë 39 dhe nuk është lejuar të votojë.

Në fakultetin e Ekonomikut janë 5000 studentë të cilët pritet të votojnë për organet drejtuese të Universitetit të Tiranës dhe 130 pedagogë.

Te fakulteti i Drejtësisë një numër i lartë studentësh pa distancë janë paraqitur për votim dhe temën e diplomës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat