Pandemia Covid-19 në vend/ Mbërrijnë sot ndihma nga Italia, 500 mijë maska dhe një grup ekspertësh për …

Shqipëria

Pandemia Covid-19 në vend/ Mbërrijnë sot ndihma nga Italia, 500 mijë maska dhe një grup ekspertësh për …

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:39
Foto

Ndihma nga Italia drejt Shqipërisë vijnë sot nga një delegacion Italian, një ndihmesë shëndetësore dhe teknike në përballimin e pandemisë Covid-19.

Në një njoftim për shtyp ky delegacion njofton se Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore (nga data 30/07 deri në datën 13/08). Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, me avionin e Guardia di Finanza i cili është parashikuar të mbërrijë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sot rreth orës 12 -12.30, do të vijë në Shqipëri edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale.

NJOFTIM PËR SHTYP

DELEGACION ITALIAN NË SHQIPËRI PËR MBËSHTETJE SHËNDETËSORE NË LUFTËN NDAJ COVID-19

Është parashikuar të mbërrijë sot, nga Italia, një delegacion për t’i ofruar Shqipërisë ndihmesë shëndetësore dhe teknike në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 në Vend. Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore (nga data 30/07 deri në datën 13/08). Grupi i ekspertëve do tëzhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, me avionin e Guardia di Finanza i cili është parashikuar të mbërrijë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sot rreth orës 12 -12.30, do të vijë në Shqipëri edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm  Arcuri prodhimi i të cilave është autorizuar nga Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë.

Me mbërritjen në aeroport, Grupi (i përbërë nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut tëPuglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut tëLazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes) do të pritet nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri,  FabrizioBucci, dhe nga Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  OgertaManastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat