Valteri në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi

Shqipëria

Valteri në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:41
Halit Valteri

Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka marrë fjalën në Kuvend për të denoncuar një shkelje të bërë.

Sipas tij, një deputete në Kuvend ka votuar 5 herë fletët e votimit për ndryshimet Kushtetuese.

HALIT VALTERI: Dua t’ju tërheq vëmendje. Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore, ose verifikon votat nga jashtë nga ata që janë sjellë këtu për tu treguar si duhet votuar.

Pas këtij denoncimi ka ndërhyrë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duke thënë se është e drejtë dhe se 4 votat e tjera janë fletë votimit të deputetëve të tjerë nga jashtë por mbetet për t’u verifikuar.

GRAMOZ RUÇI: E drejtë, e vura re dhe unë. Deputetja ka dhënë shpjegim që ka votuar vetëm një herë, kurse ka sjellë fletët e votimit të deputetëve të tjerë nga jashtë. Por mbetet për t’u verifikuar nga Komisioni përkatës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat