U infektua me COVID, deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

Shqipëria

U infektua me COVID, deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:25
Ilustrim

Taulant Balla bëri me dije se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver Roshi është jo e mirë.

Teksa mori fjalën në foltore për të dhënë qëndrimin e PS për ndryshimet kushteutese, Balla tha se është e habitshme sesi Adriatik Alimadhi, i cili ka kaluar vetë COVID-19 është i pandjeshëm për të penguar përhapjen e COVID-19.

“Një kolegu ynë këtu, i prekur me COVID-19 nuk është në gjendje të mirë. Po flas për deputetin Enver Roshi. Gjendja e tij, nuk është e mirë.

 Unë nuk kam parë njeri si ti (i drejtohet Alimadhit). Unë në jetën time si ti nuk kam parë. Ai po kalon një situatë si ajo që ke kaluar ti”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat