“Do shohim nëse udhëheqësit do mbajnë fjalën”, Rama i përgjigjet ambasadores së SHBA: Nuk më erdhi mirë

Shqipëria

“Do shohim nëse udhëheqësit do mbajnë fjalën”, Rama i përgjigjet ambasadores së SHBA: Nuk më erdhi mirë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:57
Edi Rama

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe deklaratat e një ditë më parë të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila tha se do të jenë në pritje duke parë nëse palët do të mbajnë fjalën.

Rama ka thënë se nuk është ndjerë mirë nga ajo deklaratë, ndërsa ka shtuar se ndryshimet duhet të bëhen nga palët politike dhe jo nga ambasadorët.

“Më lejoni t’u përcjell një mesazh të gjithë miqve e partnerëve dhe uroj ta dëgjoj sic është këtë mesazh të një parlamenti sovran, i një qeverie sovrane dhe kryeministri sovran. Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, pasi janë vendime politike. Ndaj miqtë tanë duhet të dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë, nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren e SHBA apo të BE. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe s’mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë mos I themi gjërat siç janë. Nuk është përgjegjësi e ambasadores së SHBA Berlinit apo Parisit që ne prej 30 vitesh kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona në anglisht. Dhe për këtë ata meritojnë respect. Por kur dëgjon ambasadoren e SHBA që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën” tha Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat