Eurodeputetja përshëndet hapjen e listave: Partitë të vazhdojnë dialogun

Shqipëria

Eurodeputetja përshëndet hapjen e listave: Partitë të vazhdojnë dialogun

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:12
Isabel Santos

Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka përshëndetur miratimin e hapjes së listave nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ajo deklaron se është e rëndësishme që të gjitha partitë, jashtë dhe brenda Parlamentit, duhet të vazhdojnë dialogun konstruktiv për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, një kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet Kushtetuese me 106 vota pro dhe 10 kundër.

Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim, tre për arsye shëndetësore.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat