Mbërrin në Shqipëri delegacioni italian me 6 ekspertë anti-covid

Shqipëria

Mbërrin në Shqipëri delegacioni italian me 6 ekspertë anti-covid

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:49
Delegacioni italian me 6 ekspertë anti-covid

Një delegacion për t’i ofruar Shqipërisë ndihmesë shëndetësore dhe teknike në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka mbërritur sot nga Italia.

Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore (nga data 30/07 deri në datën 13/08).

Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, do të vijë në Shqipëri edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm Arcuri prodhimi i të cilave është autorizuar nga Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë.

Në mbërritjen në aeroport, Grupi (i përbërë nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes) u prit nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri,  Fabrizio Bucci, dhe nga Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  OgertaManastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat