Basha takim me ambasadoren Kim dhe Soreca në selinë e PD-së

Shqipëria

Basha takim me ambasadoren Kim dhe Soreca në selinë e PD-së

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:31
Selia e PD

Pas takimit me aleatët, Basha ka pritur në një takim dhe ambasadoren e ShBA-së në Shqipëri Yuri Kim në selinë e PD-së.

Në takim është dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Ky takim vjen pas ndryshimeve kushtetuese të cilat u votuan ditën e sotme në Parlament.

Me 106 vota pro dhe 10 kundër kryeministri Edi Rama kaloi në Kuvend me opozitën e re ndryshimet kushtetuese në ditën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

PS nuk e pati të vështirë të gjendte votat për ndryshimet kushtetuese nga opozita e re në parlamet edhe pse nuk pati dakordësinë e PD e LSI-se në këshillin politik as të presidentit Ilir Meta, apo dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ndryshimet të ishin konsensuale.

Ambasdari i Gjermanisë shpreh keqardhjen dhe nënvizon se reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat