“Shqipëria e mikut Edi Rama na ndihmoi”/ Luigi di Maio: Po kthejmë solidaritetin sot

Shqipëria

“Shqipëria e mikut Edi Rama na ndihmoi”/ Luigi di Maio: Po kthejmë solidaritetin sot

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:53
Luigi di Maio, ministri i Jashtëm italian tha se kjo ndihmë e sotme vjen si formë solidarizimi pas ndihmës që Shqipëria dha më herët për Italinë.

Shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, kanë ardhur sot si ndihmë për vendin tonë nga Italia fqinje.

Luigi di Maio, ministri i Jashtëm italian tha se kjo ndihmë e sotme vjen si formë solidarizimi pas ndihmës që Shqipëria dha më herët për Italinë.

“Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim. Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin. U nis sot nga Italia një ekip mjekësh e infermierësh me një ngarkesë prej 500 mijë maskash”, shkruan ministri.

Reagimi

Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjeksor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim.
Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin.
U nis sot nga Italia një ekip mjekësh e infermierësh me një ngarkesë prej 500 mijë maskash.
Faleminderit, nga zemra, personelit tonë shëndetësor, që do të shkojë të bëjë në Shqipëri, me shumë profesionalizëm, punën e tij dhe do të ndihmojë atë që gjendet në vështirësi në këtë moment.
Jemi me ju. ????

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat