Votimi i ndryshimeve Kushtetuese, ambasadorët Kim dhe Soreca i shkojnë Bashës në zyrë

Shqipëria

Votimi i ndryshimeve Kushtetuese, ambasadorët Kim dhe Soreca i shkojnë Bashës në zyrë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:56
Yuri Kim dhe Lulzim Basha

Pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca i kanë shkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zyrë.

Mendohet se në thelb të diskutimeve të tyre janë ndryshimet kushtetuese, listat e hapura e marrëveshja e 5 Qershorit, që sipas Opozitës së Bashkuar, është "vrarë" nga kryeministri Edi Rama.

Pas votimit, më herët Basha bëri Ramën përgjegjës për “koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit”.

“Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij”, shkruajti Basha duke iu drejtuar kreut të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat