Përfundon takimi i Bashës me Yuri Kim, Soreca dhe Duncan Norman

Shqipëria

Përfundon takimi i Bashës me Yuri Kim, Soreca dhe Duncan Norman

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 20:05
Foto nga takimi

Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca si dhe ambasadorit britanik me kreun e PD, Lulzim Basha në PD.

Takimi i tyre erdhi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament sot dhe zgjati 45 minuta.

Ky ishte takimi i dyti brenda javës pasi, ditën e martë opozita e bashkuar thirri në takim ambasadorët për t’i njoftuar mbi qëndrimet e saj për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Basha reagoi ashër duke thënë se nuk do i njohë dhe se refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama që të ulen dhe të vijojnë diskutime për reflektimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për listat dhe koalicionet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat