Në kërkim nëndrejtori i ARrSh-së për shpërdorim detyre

Shqipëria

Në kërkim nëndrejtori i ARrSh-së për shpërdorim detyre

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 22:38
ARrSh

Një grup ish-punonjësis htë Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzohen për shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacionit “Shpronësimi” janë ndaluar 3 prej tyre, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë prej tyre dhe ish-nëndrejtori i përgjithshëm Skënder Çota.

Specialistët  e seksionit kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë goditur këtë grup me ish-punonjës të ARrSh-së të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”.

Shërbimet e policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ku ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” 3 shtetasve me iniciale A.M, N.D. dhe E.B. të gjithë banues në Tiranë.

Për nëndrejtorin Skënder Çota është shpallur në kërkim bashkë me punonjësin tjetër me iniciale M.K. i cili akuzohet për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Do të jetë Prokuroria e Durrësit që do të kryejë veprimet e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat