Elbasan, një sipërfaqe toke përfshihet nga flakët - Bota Sot
Elbasan, një sipërfaqe toke përfshihet nga flakët

Shqipëria

Elbasan, një sipërfaqe toke përfshihet nga flakët

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme (30 korrik) në fshatin Murrs te njësisë administrative të Papërit.

Forcat zjarrëfikëse janë nisur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e zjarrëfikëses është e vështirë.

Zona e cila është përfshirë nga flakët është e banueshme. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Prej disa ditësh bashkia e Elbasanit është përfshirë nga zjarre në zona të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat