Banka Botërore, financim 15 milionë euro për luftën ndaj COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

Banka Botërore, financim 15 milionë euro për luftën ndaj COVID-19 në Shqipëri

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 08:09
Ilustrim

Banka Botërore ka miratuar ditën e djeshme një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë. Financimi do të jetë një projekt ndihmës për të forcuar kapacitetet shëndetësore për të luftuar COVID-19.

Për më tepër thuhet se këto 15 milionë euro do të shkojë për testimet e popullsisë, gjurmimin e rasteve, rritjen e shtretërve spitalorë në terapi intensive si dhe trajnime për personelin shëndetësor.

Kjo është një përgjigje financiare nga Banka Botërore ndaj kërkesës së qeverisë dhe tashmë ai do të jetë i formuluar në një projekt konkret në këto drejtime që luftojnë COVID-19.

“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paprecedentë. Unë do të doja të njihja përkushtimin e jashtëzakonshëm të profesionistëve të shëndetit në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin rreptësisht distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat