Mbytet një 31 vjeçar në Vjosë

Shqipëria

Mbytet një 31 vjeçar në Vjosë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:18
Lumi Vjosë

Një 31 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa është futur për të shuar vapën në ujërat e lumit Vjosë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se 31-vjeçari Armando Begaj nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran, ka humbur jetën.

Ai kishte shkuar për tu larë në lumin Vjosë që kalon pranë fshatit Selishtë.

Trupi i tij është parë nga bashkëfshatarë të tij që kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes e ka bërë të mundur nxjerrjen e kufomës nga ujërat e ftohta të lumit Vjosë.

Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës të të riut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat