"E pret burgu", Rama i përgjigjet kërcënimit të Bashës: Trashi zërin se është i dobët - Bota Sot
"E pret burgu", Rama i përgjigjet kërcënimit të Bashës: Trashi zërin se është i dobët

Shqipëria

"E pret burgu", Rama i përgjigjet kërcënimit të Bashës: Trashi zërin se është i dobët

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 21:51
Rama dhe Basha

Pas refuzimit të djeshëm që kryedemokrati Lulzim Basha i bëri kryeministrit Edi Rama pas ftesës së këtij të fundit për të diskutuar për koalicionet dhe listat, lideri i selisë blu shtoi se pas zgjedhjeve kreun e qeverisë e pret burgu.

Megjithatë kryeministrit duket se nuk i bëjnë përshtypje këto deklarata, pasi i cilëson si të nxituara në një intervistë për Report.

"Sulmet e tij janë emocionale, trashje zëri për të fshehur dobësinë janë të nxituara, dhe unë shpresoj shumë që kjo kohë e ndërmjetme pushimesh të shërbejë për të ulur ato diagramat e emocioneve edhe të nxitimit edhe për t'u kthyer në tryezë për të bërë punën që na duhet të bëjmë së bashku  mundësisht, por edhe po se bëmë së bashku ne do ta bëjmë.

Po pse si do e lëmë kushtetutën pa e kthyer në ligj për zbatim. Konfliktet e krijuara nga sebepet janë kosto të atyre që i krijojnë. Ne nuk mund të rrimë mbrapa opozitës jashtë parlamentare se kemi punë të tjerë për të bërë dhe jemi zgjedhur për të bërë dicka krejt tjetër nga 'babysitimi' i opozitës jashtë parlamentit," tha Rama. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat