Kë do preferoje si rival: Metën, Bashën apo Berishën? Si përgjigjet kryeministri Rama

Shqipëria

Kë do preferoje si rival: Metën, Bashën apo Berishën? Si përgjigjet kryeministri Rama

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:19
Edi Rama

I pyetur në një intervistë për Report se kë do të preferonte përballë mes Metës, Bashës dhe Berishës, kryeministri Edi Rama thotë: "Nuk unë i zgjedh unë rivalët dhe nuk kam unë problem kundërshtarët në kuptimin e personit përballë, unë problem, kam problemet reale, me të cilat lufta është më e egër dhe gjatë, gjërat që duhen zgjidhur për njerëzit".

Edi Rama shpjegoi se përse Ilir Metën e cilësoi si pjesë të opozitës jashtë parlamentit. "Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di cfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës.

Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bashkë bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat