U dobësua drastikisht, Eduard Ndocaj tregon sekretin e rënies nga pesha - Bota Sot
U dobësua drastikisht, Eduard Ndocaj tregon sekretin e rënies nga pesha

Shqipëria

U dobësua drastikisht, Eduard Ndocaj tregon sekretin e rënies nga pesha

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 06:12
Eduard Ndocaj

Pak kohë më parë ish-deputeti Eduard Ndocaj i habiti të gjithë me pamjen e tij të re, ku u shfaq me shumë kile më pak.

Ai ndryshoi tërësisht dhe duket tjetër njeri.

Ndocaj, që njihet ndryshe me nofkën “kaubojsi” ka humbur shumë peshë dhe së fundmi ka vendosur të tregojë se si ja arriti.

Në një intervistë për mediat nga Lezha, ai tregoi se rënia në peshë ka qenë një sfidë e vërtetë. Personi që e ka shtyrë për këtë gjë, ka qenë bashkëshortja e tij, Valentina.

“Bashkëshortja ka qenë nismëtarja që unë të bija në peshë. Unë që në muajin janar marr vetëm pjesë nëpër tavolina dhe nuk ha, jam si dekor. Në fillim e vuaja por tani jo, kam filluar që të mësohem, është pak e vujtshme”, ka rrëfyer ish-deputeti ndër të tjera.

KOMENTONI

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat