Vdes nëna e Edi Ramës

Shqipëria

Vdes nëna e Edi Ramës

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 09:18
Aneta Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi rrëqethës në ‘Facebook’, ku shkruan se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

‘Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mama’, shkruan Rama.

Aneta Rama ka humbur jetën në moshën 82 vjeçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat