Plumba në mesnatë, vlonjati plagoset në Fier

Shqipëria

Plumba në mesnatë, vlonjati plagoset në Fier

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Fier.

Siç bën të ditur policia, në Mbrostar-Ferko janë dëgjuar disa krisma dhe më pas në spital ka mbërritur i plagosur me armë 50-vjeçari me inicialet N. Xh, nga Vlora.

Ai ishte në shtëpinë e tezes së tij, kur është plagosur.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Levanit’.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat