Defekt në Tiranë, OSHEE: Ja zonat që janë aktualisht pa energji elektrike

Shqipëria

Defekt në Tiranë, OSHEE: Ja zonat që janë aktualisht pa energji elektrike

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 11:22
OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se zonat pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, Fakulteti i Juridikut, zona pranë Gardës së Republikës, rruga “Margarita Tutulani”, etj, pra një pjesë e Tiranës së Re, aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjet.

OSHEE po punon për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje

Aktualisht dy fidera që lidhen, njeri me Nst Qender dhe tjetri me Nst Selitë ndodhen jashtë pune si pasoje e nje avarie.

Zonat pa energji elektrike janë prane shkolles “Petro Nini Luarasi”, Fakulteti i Juridikut, zona pranë Gardës së Republikës, rruga “Margarita Tutulani”, etj, pra një pjesë e Tiranës së Re.

Brigadat e OSSH Tirana 1 janë duke punuar maksimalisht për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në 7 kabinat e ketyre zonave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat