Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Meta: Ngushëllimet më të sinqerta familjes

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Meta: Ngushëllimet më të sinqerta familjes

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:35
Aneta Rama

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Duke ndarë një fotografi familjare të së ndjerës, kreu i shtetit shkruan, “Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!”

Aneta Rama u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 82-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat