Izolohet Emiljano Shullazi, transferohet me grupin e tij në regjim të posaçëm

Shqipëria

Izolohet Emiljano Shullazi, transferohet me grupin e tij në regjim të posaçëm

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:43
Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e grupit të tij, të cilët akuzohen për gjobevënie dhe shkatërrim prone nga prokuroria, janë transferuar nga qelitë e zakonshme të 313-ës, në ato të regjimit të veçantë, njohur ndryshe edhe si “41 bis”.

Transferimi është bërë pa probleme. Sipas ligjit për një vit ata do të qëndrojnë në këtë regjim dhe kontaktet e tyre me persona të tjerë jashtë burgut do të kufizohen.

Ky vendim është marrë nga institucionet e drejtësisë, po pavarësish kësaj, ky është i apelueshëm në gjykatë.

Sipas ministres se Drejtësisë Etilda Gjonaj, Emiljano Shullazi dhe 4 anëtar të grupit të tij: Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, kanë vijuar aktivitetin kriminal edhe gjatë kohës që kanë qenë nën qelitë e zakonshme të burgut 313, por pa dhënë detaje konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat