Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, vdes pasagjeri

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, vdes pasagjeri

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mjeti tip "Suzuki" me drejtues shtetasin H.R. 67 vjeç,  banues në Elbasan  është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin M.K. 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N. rreth 55 vjeç banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer në mjetin tip "Suzuki", si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat