Skandali/ Gruaja seks me 25-vjeçarin në dhomën e hotelit para syve të vajzës 7-vjeçe, arrestohen nga policia

Shqipëria

Skandali/ Gruaja seks me 25-vjeçarin në dhomën e hotelit para syve të vajzës 7-vjeçe, arrestohen nga policia

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Bashkë me gruan 40-vjeçare u vu në pranga edhe një 25-vjeçar, Idriz Besholli. Pasi u ndoq për disa orë nga policia, ajo u prangos në një hotel në afërsi të një qendre tregtare në periferi të Tiranës, ku ushtronte profesionin e prostitutës.

Arrestimet u kryen mbrëmjen e 30 Korrikut.

Por duket se krimi si saj më i madh nuk ishte prostitucioni.

Gruaja kishte me vete në dhomën e hotelit edhe vajzën e saj, vetëm 7-vjeçe. 40-vjeçarja kryente marrëdhënie me klientët e saj në prezencë të vajzës së mitur.

Kur policia ka hyrë në dhomën e hotelit, gruaja ka tentuar të fshehë të bijën në tualet.

Më pas ajo është marrë dhe është dërguar në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve. Gruaja që u arrestua dy ditë më parë është bërë e njohur për publikun në Shtator të vitit të kaluar përmes emisionit investigativ Stop.

Ajo duket teksa prostituon në rrugë, në prani të fëmijëve, të cilët i shfrytëzonte për të ndaluar makinat, me qëllim sigurimin e klientelës.

Denoncimi u bë nga banorët e zonës ku ajo ushtronte profesionin e prostitutës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat