Meta përkujton 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit: Liritë e të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna

Shqipëria

Meta përkujton 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit: Liritë e të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 18:20
Foto

Meta shkruan  se ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme.

Presidenti shton se nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend evropian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.

Meta: Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Evropës Lindore nga totalitarizmi komunist. Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.
Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend evropian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së. Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat