Përkeqësohet gjendja, mjeku i Sanatoriumit shtrohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Përkeqësohet gjendja, mjeku i Sanatoriumit shtrohet me urgjencë në spital

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 10:04
Alban Hatibi

Mësohet se mjeku Alban Hatibi, anestezist-reanimator në spitalin  ‘Shefqet Ndroqi’, është shtruar me urgjencë në spital gjatë ditës së sotme.

Ai ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer disa ditë më parë.

Sakaq, sot u raportuan 4 persona që humbën jetën dhe 120 të tjerë që rezultuan pozitiv prej testimeve. Sëmundjes nuk i kanë shpëtuar as dhjetra personel mjekësor, të cilët janë në frontin e parë të përballjes me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat