Më shumë turistë në Sarandë, Çipa: Në shtator rikthehet errësira për turizmin

Shqipëria

Më shumë turistë në Sarandë, Çipa: Në shtator rikthehet errësira për turizmin

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:43
Arben Çipa

Qyteti i Sarandës këtë fillim gushti ka shënuar një rritje në numrin e pushuesve krahasuar me muajin e kaluar. Sipas kreut të Shoqatës së Operatorëve Turstikë, Arben Çipa, nuk mund të ketë një parashikim për pritshmëritë e gushtit, por të ardhmen e shohin me pesimizëm.

Fillimi i muajit gusht ka shënuar një rritje prej 10% në turizmin e qytetit bregdetar të Sarandës.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në këtë qytet, Arben Çipa, shprehet se 15 ditëshi i dytë i korrikut u ka dhënë frymëmrrje.

“Korriku ishte një muaj simpatik, gjysma e dytë, me turizmin shqiptar. Saranda dhe Ksamili kanë një rritje të vizitorëve por ky lloj turisti nuk konsumon siç ne jemi mësuar.”

Megjithatë problematikat janë të shumta, e ardhmja pritet të jetë pesimiste.

“Problemet janë prezente, sa të nisë muaji shtator do të fillojë një errësirë për turizmin dhe vjeshta do të ketë mbërritur prej muajit shtator dhe jo në nëntor siç jemi mësuar vitet e tjera.”

Sipas Çipës nuk mund të ketë një parashikim pasi ka shumë pushues që paraqiten pa rezervuar.

Ky sektor është goditur rëndë nga pandemia dhe pasojat e një vere me një numër shumë të ulët turistësh pritet të ndihen edhe sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat