Fier, shënohen 11 raste me koronavirus

Shqipëria

Fier, shënohen 11 raste me koronavirus

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Vazhdojnë të shtohen rastet pozitive me covid 19 në Fier.

Sot janë konfirmuar 11 raste të reja në këtë qytet. Ato i përkasin 3 bashkive ne qarkun Fier.

Vatra me numrin më të madh mbetet qyteti i Fierit, më pas Roskoveci dhe Patosi.

Sipas burimeve, në Fier mbeten kontaktet e të prekurve nga institucionet si ALUIZNI dhe ADISA në këtë qytet.

Për çdo rast vazhdon hetimi epidemiologjik për çdo kontakt që personat kanq pasur mq herët.

Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 5 viktima dhe 126 raste të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat