Gramsh, zjarri përfshin malin e Koshnicës, digjen pisha e pemë

Shqipëria

Gramsh, zjarri përfshin malin e Koshnicës, digjen pisha e pemë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:09

Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman të Gramshit pasditen e sotme (2 gusht).

Nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Ende nuk dihet shkaku që ka çuar në zjarr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat