Çala: Me koronavirusin do vijojmë të bashkëjetojmë deri në 2021 ose dhe përtej

Shqipëria

Çala: Me koronavirusin do vijojmë të bashkëjetojmë deri në 2021 ose dhe përtej

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Në përballjen me koronavirusin padyshim që shumë të vështirë e kanë mjekët të cilët janë në frontin e parë.

I ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, mjeku psikiatër Gentian Çala shprehet se mjekët janë rënduar nga ana psikologjike për shkak të kushteve në të cilat ato punojnë.

Ai thotë se nuk ka mjekë konsultues që tu vijnë në ndihmë mjekëve që janë në frontin e parë në përballjen me koronavirusin.

Gentian Çala: Ekziston vetëm një numër i gjelbër për këshillim psikologjik. Nuk jam në dijeni nëse ka ndihmë nga ana psikologjike e stafeve mjekësore që janë në vijë të parë të luftës me pandeminë. Ka orare të tejzgjatura, temperatura të larta, mjekët punojnë me ato veshjet e mëdha. Zgjatja e pandemisë e rrit problematikën e stresit që ato përjetojnë. Në vendet e tjera ka një studim që thotë se niveli i stresit tek to është mbi 70 përqind se tek njerëzit normal.

Puna apo kjo përballje me pandeminë na bën që të kuptojmë më shumë dhe si të përballemi dhe të bashkëjetojmë me pandminë. Unë besoj që deri në vitin 2021 ose dhe përtej tij ne do të vijojmë të bashkëjetojmë me këtë virus. Edhe me daljen e vaksinës do të duhet kohë të implementohet ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat