Basha bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kur do nisë fushata elektorale

Shqipëria

Basha bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kur do nisë fushata elektorale

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:17
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike.

Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish ministër Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit Mark Marku, pedagog, ish deputet.

Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarësia e PD.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve u vlerësua nga kryetari Lulzim Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funksionimit të PD.

Basha njoftoi se në shtator anëtarësia do ta thotë fjalën e saj, kohë kjo sipas tij, kur opozita nis fushatën elektorale.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat