Shkrumbohen 20 ha tokë, vazhdon 'lufta' me flakët në pyllin e Semanit

Shqipëria

Shkrumbohen 20 ha tokë, vazhdon 'lufta' me flakët në pyllin e Semanit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:50
Flakët në pyllin e Semanit

Teksa flakët kanë pushtuar disa pjesë të vendit tonë, në pyllin e Semanit në Fier vazhdojnë të digjen hektarë tokë.

Deri më tani janë djegur 20 hektarë pyje me pisha, dhe në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse.

Po ashtu në ndihmë të tyre ka shkuar dhe ushtria për të neutralizuar flakët. Bashkia e Fierit është angazhuar me të gjitha strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat e zjarrit me anë të dronit.

Për fat të mirë nuk është djegur kurora e pyllit edhe pse flakët janë të ndezura prej disa ditësh.

Më herët, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako u shpreh se shumica e vatrave janë të qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat