Pjesë e një celule të ISIS, ekstradohet në Gjermani terroristi Komron Zukhurov

Shqipëria

Pjesë e një celule të ISIS, ekstradohet në Gjermani terroristi Komron Zukhurov

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:55
Komron Zukhurov

Është ekstraduar drejt Gjermanisë terroristi nga Taxhikistani, Komron Zukhurov. 24-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, por prej kohësh strehohej në Shqipëri.

Ai u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Zukurov akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste’ dhe dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryen veprimtari në emër të ISIS.

Gjatë arrestimit të tij, 24 vjeçari Zukhurov ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan me argumentin se i cenohej jeta.

Në datën 2 Maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Zukhurov,  me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Komron Zukhurov vizën për të hyrë e mori në ambasadën tonë në Rusi, asokohe jo në kërkim. Prej 17 Shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë, ndërsa u arrestuar nga anti-terrori në fund të muajit prill.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat