25 ditë betejë me Covid, ish-deputeti i PS jep lajmin e mirë: Nuk kam më virus, por më goditi...

Shqipëria

25 ditë betejë me Covid, ish-deputeti i PS jep lajmin e mirë: Nuk kam më virus, por më goditi...

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:29
Foto Ilustrim

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi e fiton betejën me koronavirusin. Lajmin e mirë e ka dhënë Toçi gjatë një postimi në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë ai për shkak të komplikacioneve që kishte pasur ai u shtrua në Reanimacion. "Nuk ka më virus Covid-19 në trupin tim, edhe pse kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri, të cilën e ka prekur pjesërisht, duke më detyruar të mbetem edhe për ca kohë nën kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi" në Sauk të Tiranës, ku organizon e drejton me dorë të hekurt prof. Perlat Kapisyzi me stafin e tij të mrekullueshëm", shprehet Toçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat