Covid-19, ja zakonet që po marrin në qafë shqiptarët, ndryshe nga bota...

Shqipëria

Covid-19, ja zakonet që po marrin në qafë shqiptarët, ndryshe nga bota...

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:56
Shtrëngime duarsh. Përqafime. Lëvizje në grup. Masivisht pa maska.

Kjo është një pamje e zakonshme nëpër Europë gjatë periudhës së pandemisë. Distancim fizik nga njëri – tjetri dhe të gjithë me maska, për të frenuar përhapjen e Covid – 19.

Tashmë le të shohim disa sjellje të zakonshme të qytetarëve shqiptarë. Shtrëngime duarsh. Përqafime. Lëvizje në grup. Masivisht pa maska.

“ Zakonet e shqiptarëve  duket të jenë më të forta sesa këshillat e mjekeve për distancimin social. Në kohën e pandemisë kjo mospërfillje mund përkthehet në një sjellje të papërgjegjshëm kundrejt vetës dhe njerëzve rrotull”.

Afeksionet janë të rrezikshme në një kohë pandemie, por kjo nuk vlen për shqiptarët që vijojnë të sillen në mënyrë indiferente ndaj situatës.

Edhe një prekje e shkujdesur mund të përhapë virusin e jo më puthje e përqafime, që në vazhdën e zakonit apo mallit, mund të jetë një gabim fatal për jetën e kujtdo.

 Ndërgjegjja personale apo kolektive për të zbatuar disa rregulla mungon thuajse totalisht në një kohë kur numri i personave që marrin trajtim mjekesor është një shqetesim real.

“Huqi del me shpirtin thonë shqiptarët” po huqet kurrsesi nuk duhet të barazohen me jetën, e cika për shkak të këtyre sjelljeve po vihet kurdoherë në rrezik.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat