Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, pronari dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, pronari dërgohet me urgjencë në spital

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 08:23
Foto Ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit, ku ka mbetur i plagosur pronari.

Raportohet se rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec-Drilon, një banesë dy katëshe ka shpërthyer në flakë.

I zoti i shtëpisë është munduar të ndezë diçka në kuzhinë, por sipas forcave zjarrfikëse, ambienti ka qenë i mbushur nga gazi, i cili më pas ka provokuar edhe flakët.

Nga kjo ngjarje është dëmtuar i zoti i shtëpisë, pasi bashkëshortja ndodhej në katin e dytë të ndërtesës.

Momentalisht ky shtetas po merr mjekim në spital, ndërsa llogariten edhe dëme të shumta materiale në katin e parë të godinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat