Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një 43- vjeçare

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një 43- vjeçare

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Raportohet se në fshatin Murrash mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I., rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat