Arrestohet 51-vjeçari në Lezhë, kërkohej nga Interpoli

Shqipëria

Arrestohet 51-vjeçari në Lezhë, kërkohej nga Interpoli

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Forcat e policisë në bashkëpunim me Interpolin kanë arrestuar sot një 51-vjeçar banues në zonën e Ishull Lezhës, të kërkuar nga autoritetet  italiane.

Bëhet fjalë për Anton Kolën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Milanos e kishte dënuar me 6 vite e 10 muaj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, vendim ky i vitit 2011.

Kola do të mbahet në arrest për t’u ekstraduar më pas drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat