Vinin nga linja Londër-Rinas, 64 mijë paundë kapen të padeklaruara në aeroport

Shqipëria

Vinin nga linja Londër-Rinas, 64 mijë paundë kapen të padeklaruara në aeroport

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:50
Paratë iu gjetën një personi me inicialet D.T

Autoritetet doganore të Rinasit njoftuan të mërkurën sekuestrimin e 22 mijë paundëve të padeklaruara nga një udhëtar që vinte nga Anglia.

Sipas njoftimit të policisë, paratë iu gjetën një personi me inicialet D.T, të cilat i mbante në valixhe dhe në trup. Ai kishte udhëtuar me një linjë avioni nga aeroporti i Lutonit në Rinas.

Kjo është dita e dytë ku autoritetet në Rinas pikasin një udhëtar nga e njëjta linjë me shuma të mëdha të hollash të padeklaruara me vete. Të martën u raportua për një person me inicialet B.K, i cili kishte 42 mijë paundë me vete.

Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kalimin e pikave kufitare të Shqipërisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.

Udhëtarët duhet të deklarojnë detyrimisht të hollat dhe sendet me vlerë duke filluar nga shuma 10 mijë euro e sipër.

Në varësi të precedencës, udhëtarët që shkelin këtë rregull gjobiten me 10% të vlerës së shumës së padeklaruar të 10,000-20,000 euro; 20% të shumës nga 20,000-50,000 euro e kështu me radhë.

Sezoni turistik rrit fluksin e hyrje-daljeve në pikat e kufirit, dhe kjo shfrytëzohet shpesh për kalimin edhe të parave në mënyrë të jashtëligjshme duke shmangur deklarimin paraprak të të ardhurave.

Autoritetet dyshojnë se kjo mënyrë përdoret shpesh edhe nga grupet kriminale për të lëvizur shuma të vogla parashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat