280 persona me koronavirus të shtruar tek Infektivi dhe ‘Shefqet Ndroqi’, Shqipëria do hapë spitalin covid3 - Bota Sot
280 persona me koronavirus të shtruar tek Infektivi dhe ‘Shefqet Ndroqi’, Shqipëria do hapë spitalin covid3

Shqipëria

280 persona me koronavirus të shtruar tek Infektivi dhe ‘Shefqet Ndroqi’, Shqipëria do hapë spitalin covid3

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Në spitalin Covid 2 vazhdojnë të janë të shtruar rreth 190 paciente. 50 prej tyre janë pozitiv me koronavirus, ndersa pjesa tjetër janë negativë, por me probleme pulmonare.

Tek spitali infektiv janë rreth 90 pacientë pozitivë dhe negativë. Spitali Covid 3 pritet të hapet në shtator me 40 shtreter.

Sipas Ora News një ndër emrat qe flitet se do të drejtojë Covid 3 është Arjan Harxhi.

Mjekët që shërbyen në Itali janë duke shërbyer në spitalet Covid, ndërsa pritet që edhe një pjesë tjetër të shkojnë për shërbim në këto ambiete pasi kanë eksperience.

Pritet që Ministria e Shëndetësisë t’i dërgojë një kërkesë Universitetit të Mjeksisë për të hapur një grup specializantësh per trajtimin e rasteve covid.

Ishte parashikuar të krijohej në mars, por kushtet aktuale e kanë nxitur për t’u hapur në perudhën shtator-tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat