A do kthehen fëmijët në shkollë? Diskutohen tre variante, por jo rikthim 100 % në klasa

Shqipëria

A do kthehen fëmijët në shkollë? Diskutohen tre variante, por jo rikthim 100 % në klasa

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 di të nisë më 14 shtator. Por si do të zhvillohet mësimit? Deri më tani nuk ka një vendim të prerë, pasi zhvillimi i orëve të mësimit do të varet nga numri i të prekurve me koronavirus.

Për këtë arsye deri më tani janë propozuar tre alternativa: zhvillimi i mësimit online, për këtë arsye në RTSH Shkollë, është duke bërë regjistrimin e të gjitha lëndëve. Por nëse numri i të prekurve me koronavirus ulet, mund të bëhet një alternim midis paraqitjes së nxënësve në shkolla dhe mësimit online. Deri më tani një gjë është e sigurt, nxënësit në 14 shtator nuk do të kthen 100 % në bankat e shkollave”.

Mësimi online ishte një proces i lodhshëm për nxënësit dhe prindërit. Kjo metodë mësimdhënie nuk është mbështetur prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat